Ademi: Fillkov tallet me përfaqësuesit e VLEN-it, ligji i ri është tentim për “t’ia bë varrin ligjit për gjuhën shqipe”
Sekretari i Përgjithshëm Arbër Ademi në emisionin “Debat në Shenja”, tha se përfaqësuesit e VLEN-it, duhet të vijnë në protestë me zgjidhje për çështjen e provimit të jurisprudencës.
Mes tjerash ai tha se ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, tallet me përfaqësuesit e VLEN-it.
Sa i përket deklaratave se kjo çështje do të zgjidhet me ligj të ri, Ademi tha se kjo është “me ja bë varrin ligjit për gjuhën shqipe”.
“Ja iniciativë VMRO-DPMNE, se ka tërheq iniciativën, ajo qëndron pas asaj iniciative, madje edhe me buton gjyqtarët e gjykatës kushtetuese votojnë programin e VMRO-së”, tha Ademi.