
Ademi fton kandidatët e tjerë për Gostivarin në kafe-muhabet
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka dërguar një letër të hapur drejtuar kandidatëve të tjerë, Valbon Limani dhe Sebaedin Dauti, ku u bën thirrje për një fushatë elektorale me respekt dhe bashkëpunim.
“Së pari, më lejoni t’ju uroj sinqerisht për kandidaturat tuaja dhe t’ju shpreh dëshirën që kjo fushatë të zhvillohet me dinjitet, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Gostivarit,” thekson Ademi në letrën e tij.
Ai fton të dy kandidatët për një takim të përbashkët në një atmosferë miqësore për të diskutuar çështjet që prekin qytetin.
“Dëshiroj t’ju ftoj të dyve në një kafe të përbashkët nesër, të Diellën, në orën 10:00, në Kafe ‘Minjon’ skaj lumit. Kjo do të ishte një mundësi e mirë që të ulemi në një atmosferë miqësore, të shkëmbejmë mendime dhe të japim një shembull qytetarie përpara se gara të hyjë në fazat e saj më energjike,” shpjegon ai.
Visar Ademi thekson rëndësinë e një gare të ndershme dhe argumentuese për qytetarët e Gostivarit.
“Jam i bindur se qytetarët presin nga ne shembullin më të mirë të garës së ndershme dhe të argumentuar. Le të ngrisim nivelin e kësaj fushate në atë në standardin e kulturës demokratike që e qytetarët e Gostivarit padyshim e meritojnë,” përfundon kandidati.
Por ftesa e Ademit dhe tajmingu i caktuar duket që nuk janë në favor të iniciativës. Njëri nga kandidatët, Valbon Limani prej ditësh po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe nuk ka informacion se kur do të përmbyllet kjo vizitë disaditore në juglindjje të Shqipërisë, ku po vizitohet disa Bashkësi. Flaka
The post Ademi fton kandidatët e tjerë për Gostivarin në kafe-muhabet appeared first on Flaka, në çdo lajm… .