
Ademi kundër trajnerit të Legia-s: Terreni është hibrid dhe me standarde të larta
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes rrjeteve sociale i ka reaguar trajnerit të Legia Varshavës, Foncalo Feio. Klubi polak mposhti Dritën minimalisht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, por pas ndeshjes trajneri dhe futbollistët kritikuan ashpër fushën e stadiumit kryeqytetas.
Agim Ademi menjëherë ka bërë një reagim në lidhje me këtë, duke thënë se fusha është në gjendje të mrekullueshme me sistemin “hibrid”.
“Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin”, shkruhet në një pjesë të reagimit nga kryetari i FFK-së