Ademi: Në çdo Kongres të BDI-së është kënduar himni kombëtar!
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “Debat në Shenja”, u pyet nëse në kongresin e BDI-së është kënduar himni, pasi në opinion u bë bujë mungesa e antonimit të himnit shqiptarë në kongresin e VLEN-it.
Ai tha se e keni parë se çdoherë kur Izet Mexhiti ka qenë në kongres të BDI-së i është ngritur në këmbë himnit kombëtar.
“Madje madje në kongresin e fundit ka patur një video material, që tregon ecurinë e Maqedonisë, prej para 2001, luftën e 2001 deri te kryeministri shqiptarë, madje kemi patur kritika, që ja BDI nuk po del prej folklorit nacionalist”, deklaroi Ademi.