Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Adli: Gati ta përballojmë peshën e turneut, të cilin Milani nuk e ka fituar kurrë
Sport

Adli: Gati ta përballojmë peshën e turneut, të cilin Milani nuk e ka fituar kurrë

April 11, 2024

AA

Gjithçka është gati në “San Siro” ku Milani dhe Roma do të dalin në fushë për ndeshjen e parë të këtij turi çerekfinal për Ligën e Europës. Një mundësi për “kuqezinjtë” për të vendosur situatën në binarët e duhur në kuadër të ndeshjes së kthimit që do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Olimpiko”. Për duelin me verdhekuqtë ka folur Jasin Adli në një intervistë për televizionin e klubit.

Si është skuadra?

Të kesh të gjithë skuadrën në dispozicion është një faktor që ndryshon shumë. Kemi përjetuar momente të komplikuara kur kemi pasur shumë lëndime. Tani mund të përfitojmë nga e gjithë cilësia e këtij grupi dhe kjo na ndihmon. Do të zbresim në fushë ndaj Romës me optimizëm.

Duket se jeni në formën ideale për rëndësinë e impenjimeve apo jo?

E dimë se jemi në një pozitë të mirë në aspektin fizik dhe mendor. Duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë. Ajo ndaj Romës do të jetë një ndeshje e vështirë si çdo tjetër që kemi luajtur ndaj tyre. Mendoj se Roma me trajnerin e ri po ecën shumë mirë, por ne jemi gati ta përballojmë peshën e një turneu të cilin Milani nuk e ka fituar kurrë.

Edhe Pioli ka shprehur vlerësim për gjendjen fizike të skuadrës…

Jemi shumë mirë. Ndryshimi me fillimin e sezonit është se i kemi rikuperuar të gjithë lojtarët, sot jemi 25 të gatshëm për të luajtur. Kjo ka peshë të madhe.

Cilat janë rreziqet në krahasim me kampionatin?

Mendoj se është gjithmonë ndryshe të luash në San Siro. Nuk e dimë se çfarë qëndrimi do të mbajnë, duhet menjëherë të interpretojmë dhe ta drejtojmë ndeshjen ku të duam. Të njëjtën gjë do të tentojë të bëjë edhe kundërshtari që do të mundohet të sigurojë një rezultat komod që në përplasjen e parë.

Çfarë synoni për mbylljen e sezonit?

Sot askush nuk mendon për më larg se të enjten. Nuk kishim fituar kurrë 5 radhazi në kampionat dhe ia dolëm. Në Europë e dimë që na pret një kundërshtar i vështirë, jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe po mendojmë vetëm për Romën./Panoramasport/

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet

November 15, 2026
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15491
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet Nga sot, automjetet që qarkullojnë në rrugët

Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.