
Adnan Azizi: Aziri dhe Albrimi janë forcë e dëshmuar – ndryshimi do të ecë me dinamikë
Pas votimit në Kuvend për ministrin dhe zëvendësministrin nga radhët e koalicionit VLEN, ka reaguar deputeti Adnan Azizi, duke dhënë një mesazh të qartë për vazhdimin e agjendës së ndryshimit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.
Në një status në rrjetet sociale, Azizi theksoi se procesi i ndryshimit është i pandalshëm, pavarësisht pengesave që vijnë nga “ideologjitë komuniste” dhe strukturat e krimit dhe korrupsionit.
“Rruga drejtë ndryshimit është e padiskutueshme. Atë nuk mund ta ndalojnë as ideologjitë komuniste e as dora e krimit dhe korrupsionit,” shkruan Azizi.
Ai vlerësoi lartë emërimin e Bekim Azirit si ministër dhe Blerant Albrimit si zëvendësministër, duke i cilësuar si garanci për dinamikë të re në qeverisje:
“Aziri dhe Albrimi janë forcë e dëshmuar se ndryshimi do të ecë me dinamikë edhe më të shpejtë, sepse ja VLEN!”
Reagimi i Azizit përmbyllet me një mesazh motivues:
“Vazhdojmë edhe më fortë!”