Adnan Azizi takon ambasadorin e Kosovës: Prioritet autostrada Shkup–Bllacë dhe rruga Tetovë–Prizren
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, percjell Zyrtare.
Në një postim, Azizi bëri të ditur se gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore mes dy vendeve, si dhe për projektet infrastrukturore që forcojnë lidhjet ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.
Sipas tij, ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë dhe rrugës Tetovë–Prizren mbeten prioritet absolut i VLEN-it. Palët u dakorduan që të vazhdojnë angazhimin për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në përputhje me lidhjet vëllazërore të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.