
Adnan Azizi: Tradhëtia nuk mbulohet me shpifje përmes numrave
Deputeti Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e ASH Arben Taravari për tradhti ndaj interesave të shqiptarëve. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Azizi thekson se “tradhëtia nuk mbulohet me shpifje përmes numrave” dhe kritikon ata që, sipas tij, për interes personal është ulur në “prehërin e kryeplakut” Ali Ahmeti.
“Sado që të përpiqesh, tradhëtinë që ia bën popullit për tu ulur në prehërin e kryeplakut, nuk mund ta mbulosh asnjëherë. As me deklarata të rrejshme, e as me propagandën e “ANAListëve” që paguhen nga shërbimet e kryeplakut. Aq më tepër, tradhëtia ndaj votuesit shqiptarë nuk mund të mbulohet as përmes numrave të porositur e të rrejshëm që i bën inxhinieringu i Ali Ahmetit.
Populli nuk harron, mban mend kronologjikisht çdo veprim dhe aktivitet. Por populli e din edhe arsyet e uljes në prehërin e Ali Ahmetit. Arsye e cila nuk është në interes të shqiptarëve, e as të partisë, por për të mbrojtur vetveten nga krimet e realizuara si më parë ashtu edhe në periudhën e fundit, të cilat qytetarët i dijnë shumë mirë.
Është shumë keq të marrësh mbështetjen e popullit për të luftuar krimin dhe në fund, nga kriminelët të kapesh në krim!”, ka shkruar Azizi.