
Adoleshentja largohet nga banesa në Tiranë, babai bën denoncim në polici
Një 42-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Tiranës, pasi vajza e tij i është larguar nga banesa. Pas largimit nga banesa nuk kanë pasur asnjë kontakt me 15-vjeçaren. Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e të miturës.
“Shtetasi 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
The post Adoleshentja largohet nga banesa në Tiranë, babai bën denoncim në polici first appeared on JavaNews.al.