AA
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se është liruar nga Klinika Universitare për Kirurgji Digjestive dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Përmes një njoftimi publik, Gashi falënderoi të gjithë personelin mjekësor dhe qytetarët për përkujdesjen dhe mbështetjen gjatë ditëve të trajtimit në spital.
“Disa ditë pas qëndrimit tim në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, sot ndjehem mirë dhe pasi u kryen të gjitha kontrollet e nevojshme, jam liruar nga spitali. Falë Zotit, gjendja ime shëndetësore është stabile”, thuhet në njoftimin e tij.
Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për drejtorin e klinikës, prof. dr. Ognen Kostovski, si dhe për ekipin mjekësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar. Po ashtu, ai falënderoi të gjithë miqtë, kolegët, bashkëqytetarët dhe përfaqësuesit institucionalë për interesimin dhe mbështetjen morale gjatë kësaj periudhe.
“Rikthehem sërish në kryerjen e detyrave publike, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që mbaj dhe i përmbushur me dashurinë e mbështetjen që mora nga ju”, theksoi Kryetari i Kuvendit.(INA)
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me