
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës
Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i i kryetarit të partisë, pasi siç bëjnë me dije nga Alternativa, Gashi është kandidat për kryetar të Kuvendit të RMV-së, përcjell TV21.
Gashi ka autorizuar Bekim Salin, që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës.
“Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë. Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës”, thuhet në njoftimin e Alternativës
