
Agjencia e Lajmeve Flaka dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani
Agjencia e Lajmeve Flaka dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani. Dëmtimi i makinës së tij nuk është një akt i thjeshtë vandalizmi, por një kërcënim i drejtpërdrejtë që prek jetën dhe sigurinë e tij.
Ky është një sinjal alarmues se dhuna ndaj gazetarëve po shndërrohet në mjet frikësimi, me synim heshtjen e zërit kritik dhe të lirë. Liria e shprehjes është shtyllë e demokracisë dhe çdo sulm mbi të është sulm ndaj shoqërisë sonë.
Flaka kërkon nga institucionet kompetente që pa vonesë të zbardhin rastin, të zbulojnë autorët dhe porositësit, si dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve në vend. Heshtja ose mbulimi i këtij rasti do të nënkuptonte bashkëfajësi institucionale.
Ne shprehim solidaritet të plotë me kolegun Naser Selmani dhe theksojmë se sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj të gjithë mediave dhe ndaj së drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar.
Agjencia e Lajmeve Flaka