
Agron Shehaj në rritje të fuqishme në Tiranë/ Projeksionet parashikojnë boom mandatesh
Një nga surprizat më të mëdha të këtyre zgjedhjeve po vjen nga Qarku i Tiranës, ku partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, po konfirmon një rritje të ndjeshme dhe një mbështetje në rritje të vazhdueshme. Sipas projeksionit më të fundit nga Barometri Euronews Albania, Mundësia pritet të sigurojë të paktën 4 mandate nga 37 të tillë që ndahen në këtë qark.
Ky rezultat shënon një arritje të rëndësishme për një forcë të re politike, e cila ka ndërtuar profilin e saj mbi parimet e integritetit, meritokracisë dhe përfaqësimit të denjë qytetar. Agron Shehaj, i njohur për qëndrimet e tij të qarta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, ka arritur të ndërtojë një alternativë reale për mijëra votues të zhgënjyer nga politika tradicionale.
Nëse këto projeksione konfirmohen më 11 maj, Mundësia do të jetë faktori i ri vendimtar në skenën politike, jo vetëm si zë opozitar, por si një forcë që kërkon dhe ofron qeverisje ndryshe.
Projeksioni Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë
PS 44.6% (42.6% minimum – 46.6% maksimum) – Marzhi Gabimit +/- 2%
ASHM 32.1% (30.1% minimum – 34.1% maksimum) – Marzhi Gabimit +/- 2%
PM 7.6% (6.1% minimum – 9.1% maksimum) Marzhi Gabimit +/- 1.5%
Nisma SHB 7.1% (5.6% minimum – 8.6% maksimumi) Marzhi Gabimit +/- 1.5%
LB 3.9% (2.9% minimum – 4.9% maksimum) Marzhi Gabimit +/- 1%