Ahmeti mbledh Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, në fokus zhvillimet politike
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kryesuar mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, në të cilën janë shqyrtuar zhvillimet aktuale politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.
Sipas njoftimit të BDI-së, gjatë takimit u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe qëndrimet e partisë lidhur me çështjet me interes për qytetarët.
Anëtarët e Kryesisë diskutuan mbi proceset aktuale politike, duke vlerësuar se nevojitet angazhim i përgjegjshëm për mbrojtjen e interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.
Në mbledhje u shqyrtuan edhe aktivitetet që strukturat e BDI-së po zhvillojnë në terren. Nga partia u vlerësua angazhimi i degëve dhe strukturave organizative në të gjitha nivelet, me synim forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të subjektit politik.
Po ashtu, Kryesia diskutoi për aktivitetet e planifikuara për periudhën në vijim, me theks të veçantë në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.
Në përfundim të mbledhjes, drejtuesit e BDI-së ritheksuan përkushtimin për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ruajtjen e parimeve të Marrëveshja e Ohrit dhe forcimin e rolit të partisë në zhvillimet politike në vend.