![Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/f93b9154-f482-44cd-ae77-842fc8c36527-1000x600-850x560.jpg)
Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti bërë thirrje që të dilet në votime dhe të vendoset, se a duan një Kosovë që do të jetë në aleancë me Europën, Amerikën dhe NATO-n, apo një Kosovë që do të vazhdojë të qëndrojë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë.
“Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar, brenda dy vjetësh – i pakënaqur nga qëndrimet e politikave që ndërtoheshin nga institucionet e Kosovës. Politika që e ndanin, politika që nuk bashkëpunonin me Amerikën, Europën dhe NATO-n dhe kjo pakënaqësi për fat të keq është shprehur me një revoltë, me një pezëm të madh nga shumë përfaqësues ndërkombëtar në takimet që i kam pasur. Për të mos qenë unë hipokrit, këto pakënaqësi jua kam shprehur autoriteteve të Kosovës, sepse Kosova duhet të jetë në aleancë dhe miqësi të përhershme me Amerikën, Europën dhe NATO-n… Prandaj më 9 shkurt, çdo qytetar i Kosovës e ka fatin e vet, fatin e Kosovës në dorë. A do ta shpijë në Europë dhe NATO, apo do ta lë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, të sanksionuar nga Europa dhe Amerika. Prandaj, populli andej vendos vetë. Sido që të jetë, unë kam obligim moral dhe kombëtar që këtë mesazh dhe porosi bashkëluftëtarët e mi në Kosovë ta dëgjojnë nga vendi. Kanë nevojë të gjithë ata njerëz që na kanë mbështetur, na kanë strehuar që nga viti 1981, për atë Kosovë të pavarur të dëgjojnë këtë qëndrim personalisht nga unë. Nesër të mos më thonë bashkëluftëtarët, atdhetarët dhe patriotët, që na kanë mbajtur me bukë dhe pushkë në dorë… Mos të thonë që s’ta dëgjuam zërin”, tha Ahmeti, transmeton TV21.