Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës
Maqedoni

Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

September 18, 2026

AA

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës për dënimet e shqiptuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës: “Pasi vendimi i Dhomave të Specializuara u dha në emër të popullit të Kosovës, atëherë do të ishte e logjikshme që, përmes një referendumi popullor, vetë populli i Kosovës të inicojë, të organizojë dhe të deklarohet se çfarë mendon për këtë vendim dhe që epilogu i atij referendumi të jetë obligativ për Dhomat e Specializuara, të themeluara nga Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Kryetari Ahmeti.

Ai kërkoi gjithashtu që institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendi dhe Qeveria, të angazhohen zyrtarisht për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi dhe, deri në vendimin përfundimtar të Apelit, që atyre t’u mundësohet qëndrimi në shtëpitë e tyre, nën garancitë e plota të Policisë dhe të shtetit të Kosovës. Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’u drejtohet edhe shteteve që kanë mbështetur dhe financuar Dhomat e Specializuara, duke kërkuar mbështetjen e tyre për një zgjidhje të tillë.

Ahmeti theksoi gjithashtu se Presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës, menjëherë pas zgjedhjes, duhet të ndërmarrë çdo veprim që i lejon rendi juridik i vendit në drejtim të faljes së tyre dhe mbrojtjes së vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Mes tjerash, Kryetari Ahmeti bëri apel për unitet dhe maturi, duke shprehur mbështetje të plotë për protestat popullore dhe paqësore. Ai theksoi se të gjitha subjektet politike duhet të gjejnë një formulë të përbashkët dhe të ndërtojnë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje, duke e vendosur mbi dallimet politike interesin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15480
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i

INA: Ministër Shasivari, debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po shoqërohet me reagime politike. Cili është komenti juaj?

Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.