Ai luan rolin kryesor në filmin “Barbie”, por përse aktori i njohur ua ka ndaluar vajzave të tij ta shohin
AA
Vajzat e Ryan Gosling, Esmeralda, përkatësisht 9 vjeçe dhe Amada, 7 vjeçe, janë në moshën ideale për të luajtur me kukulla Barbie.
Por aktori ka vendosur të mos jua tregojë atyre filmin ku ka qenë në rolin e Ken. Gosling thotë se nuk dëshiron t’i nënshtrojë ato me portretizimin e tij si i dashuri ngjitës i Barbie-t, Ken.
“Nuk e di nëse duhet ta shikosh babanë tënd si Ken,” tha ai me shaka gjatë një interviste të fundit me E! News në Festivalin e Filmit në Santa Barbara. “Unë nuk e di se cila moshë është një moshë e mirë për të parë babain tënd ta bëjë atë gjë. Tingëllon goxha e çmendur,”- tha ai.
Edhe pse vajzat e tij dhe të Eva Mendes nuk e kanë parë kryeveprën kinematografike të babait të tyre në ekranin e madh, ato e shoqëruan atë në xhirime.
“Ata kanë parë pjesë të vogla të tij dhe erdhën në skenë një ditë kur unë bëra një numër të madh muzikor,” zbuloi ai.
Ndoshta një ditë, Gosling do t’i lejojë vajzat e tij ta shikojnë filmin që theu rekorde.
Temperatura më e ulët -2 gradë! Moti sot
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes, dhe me diell me
Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për fuqizimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që
Regjim i veçantë komunikacioni për shkak të vizitës
Për shkak të vizitës zyrtare në vend të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, SPB Shkup Departamenti për