“Ai s’ngrinte kurrë zërin në mbledhje”, Deputeti i PS për Ahmetajn: Akuzat e tij më bëjnë të qesh…!
Sonte në “Opinion” po diskutohet intervista e kryeministrit Edi Rama për Rai 3, në të cilën u ekspozuan dhe disa deklarata të Arben Ahmetajt. Ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë. Duke e cilësuar si “strateg të kanabizimit në vend” e po ashtu se ka pritur ‘koka krimi’ në zyrën e tij.
Eduard Shalsi: Në vitin 2004 iu bashkova ekipit të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës dhe besoj që hyj tek njerëzit që e njoh mirë vizionin, fuqinë transformuese. Çfarë ka bërë për Tiranën dhe çfarë po bën për Shqipërinë. Kam qenë shumë afër tij në cilësinë e shefit të kabinetit, në cilësinë e nënkryetarit të bashkisë, kam qenë dy herë ministër…Të dëgjoj tani disa akuza…
-Të zv.kryeministrit, nuk janë thjesht disa akuza?
-Ahmetaj thotë kam qenë dy herë kundër në mbledhje, kam refuzuar të shkoj.
Eduard Shalsi: Unë mund të them që kam qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme. Kam parë debate. Nuk e kam dëgjuar kurrë këtë njeri të bëjë debat, jo më të ngrejë çështje shqetësuese. E thamë që nëse realisht kishte shqetësime, mund të bënte…
-Pra ti quan pikë të dobët kredibilitetin?
Eduard Shalsi: Patjetër! Nëse do i kisha dëgjuar këto akuza nga një person tjetër…Mua më bëjnë të qesh këto gjëra, nuk i marr seriozisht./m.j