Ake kualifikon Mançester Siti-n në raundin tjetër të FA Cup
Man. Siti arrin të kualifikohet në fazën e 1/16-ave të FA CUP, pa qenë nevojë që të luhet një ndeshje e dytë me Tottenham Hostspur. Skuadra e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Anglisë, fitoi 0-1 në Londër falë një goli të vonë të shënuar nga holandezi Ake.
Në fund, u desh ndërhyrja e sistemit “VAR” për të konfirmuar që goli ishte i rregullt, pra që nuk kishte ndërhyrje të gabuar ndaj portierit në zhvillimet e këndores.
Ishte një kualifikim i merituar i “qytetarët”, që e dominuan ndeshjen dhe patën raste të shumta shënimi më herët, por që nuk ishin konkretizuar nga Bernardo Silva, Doku apo Kevin De Brujne.