Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti pëson lëndime serioze
Rreth orës 22:40, në rrugën e Plastikave në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat të lënduarin e kanë transportuar në Spitalin e Qytetit për trajtim mjekësor.
Ekipet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bllokuar përkohësisht segmentin rrugor, ndërsa po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan në aksident.
