
Aksident mes dy veturash në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Grace.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka marrë një person.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 08:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Grace. Në aksident janë, përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, ka thënë Zahiti.