AA
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”.
Policia ka njoftuar se shqiptari i Kosovës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me një dyqan. Të lënduar kanë mbetur ai së bashku me tre familjarët.
“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtëpia botuese Logos-A sjell për lexuesit botimin më të ri: “Rinia në kërkim të kuptimit”, nga mendimtari bashkëkohor turk Mehmet
Propozimi i Komisionit Evropian që shoferët profesionistë të RMV-së të pajisen me viza D për qëndrime më të gjata në
Ndonëse Aleanca për Shqiptarët është ndarë në katër pjesë, Arben Taravari thotë se nuk ka shumë Aleanca, por ata që