
Aksident në Dollovë të Klinës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Dollovë të Klinës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot janë lënduar katër persona”, tha Gashi për Insajderin.
Sipas Gashit në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Gashi.