![Aksident në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/policia-mk-stop-780x439-1.webp.webp)
Aksident në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut
Një aksident fatal ka ndodhur në afërsi të Leskovcit në Serbi.
Siç raporton “192.rs”, të aksidentuarit janë një familje nga Maqedonia e cila po kthehej nga pushimet në Slloveni me automjet, në të cilin ndodheshin një burrë dhe një grua me dy fëmijë dhe një grua e moshuar.
Sipas informacioneve fillestare, gruaja ka humbur jetën pasi automjeti ka dalë nga rruga.