AA
Dy persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë u plagosën në një aksident rrugor që ndodhi sot rreth orës 17:00 në rrugën Prilep-Rosoman, afër fshatit Radobil.
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, aksidenti ka ndodhur gjatë manovrës së parakalimit dhe përplasjes së dy makinave që lëviznin në të njëjtën drejtim.
Mes të vdekurve është edhe drejtuesi i njërit prej automjeteve. Tre nga të plagosurit u dërguan në spitalin e Prilepit, ndërsa dy të tjerët në spitalin e Kavadarcit.
Prokurori i Prilepit ka urdhëruar marrjen e provave nga vendi i ngjarjes, si dhe ekspertizë teknike dhe mekanike të automjeteve. Do të kryhet obduksioni i trupave të të vdekurve, ndërsa tek drejtuesi i mbijetuar do të kontrollohet mundësia e pranisë së alkoolit ose substancave të tjera. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Nga MPB njoftojnë se pas aksidentit, që nga ora 18:00, trafiku po zhvillohet me një korsi të vetme, me kalim alternativ të automjeteve.
Në shkurt të këtij viti janë dhënë 244 leje për ndërtim, që është për 10,3 për qind më pak në
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se nga muaji maj do të ulen çmimet për mbi 300 barna, duke
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:25, një person është gjetur i vdekur në një objekt në zonën e Bit