
Aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi
Ka rënë në prangat e policisë shoferi i automjetit që përplasi për vdekje ditën e djeshme një këmbësor në aksin rrugor Lushnjë-Berat dhe u largua nga vendngjarja.
Shtetasi 69-vjeçar B.K., ditën e djeshme përplasi me makinë një këmbësor 65-vjeçar me inicaialet S.H., i cili fatkeqësisht ndërroi jetë. I moshuari ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Tiranës ku u soll për trajtim më të specializuar mjekësor.
Pas arrestimit të shoferit, është bërë dhe sekuestrimi i mjetiti të tij tip “Nissan” në cilësinë e provës materiale ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë për aksidentin ditën e djeshme:
Një automjet me targa AA 976 JB tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.
Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.