![Aksion i madh policor në Pejë, Istog e Klinë: Policia bastis zyrat e institucioneve paralele të Serbisë](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_2971-1000x600-850x560.jpeg)
Aksion i madh policor në Pejë, Istog e Klinë: Policia bastis zyrat e institucioneve paralele të Serbisë
Policia e Kosovës ka nisur sot një aksion kundër strukturave paralele në disa vendbanime në komunën e Pejës, Istogut e Klinës.
Siç raporton mediumi serb Kossev, njësitë policore po qëndrojnë në fshatrat Osjanë e Gorazhdevc.
Raportohet se ky është vazhdim i aksionit të nisur ditë më parë në disa komuna të tjera, përfshirë atë të Dragashit, ku ishin mbyllur disa objekte që shfrytëzoheshin si komunë paralele në Rapqë e Vranishtë të kësaj komune.