![Aktori i “Casa de Papel”: Nuk më ftuan për vjedhje në “Bernabeu”](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Casa-de-Papael-per-Real-Madridin-850x560.png)
Aktori i “Casa de Papel”: Nuk më ftuan për vjedhje në “Bernabeu”
Skuadra e Real Madridit ditë më parë shënoi një fitore të madhe në shtëpi ndaj Almerias në La Liga. Por, kjo ndeshje u mbyll me shumë polemika ndaj gjyqtarit kryesor dhe sistemit të teknologjisë, “VAR”.
Madje komentet kanë shkuar edhe përtej sportit. Aktori i njohur i serialit “Casa de Papel”, Darko Periç ka folur në lidhje me ndeshjen Real Madrid – Almeria.
“Jo, unë nuk isha i ftuar në vjedhjen në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Almerias”, ishte përgjigja e Periçit.
Kujtojmë që Real Madrid fitoi 3:2 dhe ishte në disavantazh prej dy golave./Indeksonline/