Aktorja Danielle Fishel njofton se është diagnostikuar me kancer në gji
AA
Aktorja Danielle Fishel, ylli i serialit hit të viteve ‘90, “Boy Meets World”, ka zbuluar se ka kancer në gji.
“Kohët e fundit u diagnostikova me DCIS, i cili është shkurtim i karcinomës duktale in situ, që është një formë e kancerit të gjirit”, tha ajo në podcast-in e saj.
“U zbulua shumë herët. Është teknikisht faza zero”, i siguroi ajo fansat.
“Do të jem mirë. Do të bëj një operacion për ta hequr. Do të kem edhe trajtim shtesë. Më është dashur të marr shumë vendime në ditët e fundit”, tha ajo.
Fishel vazhdoi të shpjegoi se fillimisht kishte frikë të ndante diagnozën e saj me publikun, por përfundimisht vendosi të fliste për të inkurajuar të tjerët që të merrnin vendimet e duhura për shëndetin e tyre.
“Unë e kuptova se kam kancer pasi caktova një takim në të njëjtën ditë kur mora tekstin se ishte koha për mamografinë time vjetore”, tha ajo.
43-vjeçarja luajti ‘Topanga’ në serialin e njohur nga viti 1993 deri në vitin 2000 dhe gjithashtu u shfaq në “Girl Meets World”.
Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,
Bisedë telefonike Mucunski – Kos: Në fokus sfidat
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, realizoi sot pasdite një bisedë telefonike me komisionaren evropiane
Transportuesit në RMV ndërpresin protestën, KE miraton strategji
Shoqata e transportuesve “MaKam-Trans” në Maqedoninë e Veriut njoftoi sot se protesta e organizuar nga transportuesit profesionistë në pikat kufitare