Aktorja Shannen Doherty vdes nga kanceri
AA
Aktorja Shannen Doherty, e njohur më së shumti për rolet në shfaqje televizive si Beverly Hills 90210 dhe Charmed, vdiq të shtunën nga kanceri në moshën 53-vjeçare, raporton BBC.
“Me zemër të rëndë konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty”, tha publicisti i saj, Leslie Sloane, në një deklaratë. “Vajza, motra, halla dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga të dashurit e saj si dhe nga qeni i saj, Bowie”.
Doherty kaloi më shumë se katër dekada si aktore. Ajo është më e njohur për rolin e Brendas në katër sezone të 90210.
Aktorja u diagnostikua me kancer gjiri në mars të vitit 2015 dhe iu nënshtrua mastektomisë, rrezatimit dhe kimioterapisë.
Në vitin 2017 kishte menduar se ia kishte dalë mbanë, por kanceri i ishte kthyer dy vjet më vonë.
Tërmet 2.8 ballë në afërsi të Gostivarit, lëkundjet
Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë është regjistruar sot, rreth orës 16:10, në afërsi të Gostivarit. MARKETING Sipas të dhënave
Ka filluar asfaltimi i bulevardit “Boris Trajkovski”
Qyteti i Shkupit ka njoftuat se pas tre dekadash pritjeje dhe njoftimesh të shumta, ka filluar asfaltimi i Bulevardit Boris
Kontrolle te shtuara në liqenin e Ohrit, rritet
Departamenti për Çështje Operative, në një veprim të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kreu kontrollin e 38 anijeve