“Akuza e SPAK, medalje për Berishën”, Argita Malltezi: Ç’punë kanë me lekët e fondacionit të Lirisë?
Argita Malltezi e cilëson akuzën e SPAK ndaj babait të saj për kompleksin Partizani si një medalje për të.
Sipas vajzës së ish kryeministrit, në 4 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte pretendimet dhe po heton dhe fondacionin bamirës si pastrim parash.
“Akuza është një medalje për Sali Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje edhe bamirësinë e konsiderojnë si pastrim parash. Nuk po flitet për administrimin e fondeve të fondacionit, po flitet për korrupsionin e Sali Berishës. Ata këta kanë sjellë si përfitim të familjes dhe nuk thonë që ka shkelje ligjore. Kjo është një drejtësi e kapur që ka vepruar me urdhër të Edi Ramës, Escobar, Yuri Kim. Në Asamblenë e PS në 2022, Rama ka thënë hetoni Sali Berishën sepse jeni krijesë e PS”, u shpreh Malltezi.
/a.r