Akuza të reja: Diddy dyshohet se ngacmoi një djalë 16-vjeçar dhe dhunoi një studente
Sean Diddy Combs po përballet me akuza të reja për përdhunim dhe sulm pas një sërë padish të reja të hënën.
Të paktën gjashtë padi janë ngritur në gjykatën federale në New York nga dy gra dhe katër burra. Akuzat mbulojnë ngjarjet që dyshohet se kanë ndodhur nga viti 1995 deri në vitin 2021, shkruan BBC.
Prokurorët pretendojnë se disa nga sulmet ndodhën në festat e Diddy-t ku merrnin pjesë të famshëm dhe muzikantë.
Avokatët e reperit i kanë mohuar akuzat. Në një deklaratë për BBC, ata thanë se “Diddy kurrë nuk ka abuzuar seksualisht me askënd – as të rritur, as të mitur, as burra, as gra”.