Akuzohet për torturimin dhe vrasjen e dy personave në 1997-n, kërkohet dënimi me 25 vite burg për Bujo Çamin
Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat kërkon dënimin me 25 vite burg për të pandehurin Byniamin Hajro, i njohur edhe si Bujo Çami, i akuzuar për vrasje me paramendim ndaj dy personave, E.P. dhe A.A., ngjarje e ndodhur në vitin 1997.
Byniamin Hajro u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2019.
Pas hetimeve të hollësishme dhe analizës së provave, është vërtetuar se B.H., në bashkëpunim me persona të paidentifikuar, ka rrëmbyer viktimat, i ka torturuar duke përdorur mjete të forta dhe armë zjarri, dhe më pas i ka djegur të gjallë në një garazhd, duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.
Pas këtij akti brutal, autorët i kanë tërhequr trupat e viktimave zvarrë në qytet. Prokuroria konfirmoi se Hajro ka vepruar si organizator dhe ekzekutor, duke konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim, siç parashikohet nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal. Prokuroria kërkon dënimin maksimal për të pandehurin për këtë akt të rëndë.