Al Nassr gati të blejë dy futbollist të Mançester Junajtedit
Skuadra e “Al Nassr” është gati të bëjë një ofertë të madhe për mesfushorin brazilian të Man. Junajtedit, Casemiro. Ai që ka inkurajuar klubin arab të bëjë këtë lëvizje është sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo, që ka luajtur dikur te Real Madrid.
Braziliani, i cili mbush 32 vjetë, muajin e ardhshëm, nuk ka luajtur që nga nëntori për shkak të një dëmtimi. Për këtë arsye, te “Djajtë e Kuq” po peshojnë opsionet e largimit të Kasemiro, për të cilin shpenzuar gati 80 milionë euro dy vite më parë. “Al Nassr”, gjithashtu thuhet se po shikon edhe një lëvizje për mbrojtësin Aaron Van-Bisaka.
Të martën, “The Sun” raportoi se Man. Junajted refuzoi qasjet nga Interi për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut. Duket se oferta që do të vijë nga Arabia për Van-Bisaka-n do të jetë më e mirë se ajo e Interit. Muajin e kaluar, drejtori i futbollit të Man. Junajtedit, Xhon Murtog, fluturoi në Saudi për të eksploruar blerësit e mundshëm për lojtarët që do të largohen.