Alarm te Barcelona, dy klube të Premier Ligës kërkojnë Arauho-n
Merkatoja ka filuar të nxehet, me dy klube të mëdha të Premier League të vendosur të konkurrojnë në treg për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Arauho. Sipas një raporti nga “TBR Football”, Çellsi dhe Man. Junajted kanë vënë sytë te qendërmbrojtësi 25-vjeçar si pjesë e planeve të tyre për të forcuar linjat e tyre mbrojtëse përpara sezonit të ardhshëm. Që nga ardhja e tij në Barcelonë në verën e vitit 2018, Arauho ka dëshmuar të jetë një element i domosdoshëm në ekipin katalanas.
I promovuar në ekipin e parë në vitin 2020, lojtari uruguaian ka fituar njohje për qëndrueshmërinë dhe aftësitë e tij mbrojtëse, duke u bërë një shtyllë në mbrojtjen e Barçës. Me kontratën e tij deri në verën e vitit 2026, e ardhmja e Arauho ka qenë objekt spekulimesh. Edhe pse trajneri, Çavi Hernandez, dhe bordi i Barcelonës janë të interesuar për të mbajtur mbrojtësin e talentuar, negociatat e rinovimit nuk kanë janë në rrugën e duhur, gjë që ka ngjallur interes nga klubet në të gjithë Europën.
Për Çellsin dhe Man. Junajtedin, Arauho përfaqëson një mundësi për të forcuar mbrojtjen e tyre dhe për të përballuar sfidat përpara.
‘Djajtë e Kuq’ kanë përjetuar probleme për shkak të lëndimeve të mbrojtësve kryesorë, ndërsa blutë do të humbasin Tiago Silvan në verë, duke i bërë ata kandidatë idealë për të siguruar shërbimet e uruguaianit. Të dy klubet kanë vendosur kontakte me ndërmjetësit dhe po monitorojnë nga afër situatën kontraktuale të Arauho-s me Barcelonën. Nëse bisedimet e rinovimit nuk përparojnë siç pritej, Çellsi dhe Man. Junajtedi janë të përgatitur të hyjnë në ofertën për mbrojtësin premtues të Amerikës së Jugut, duke shtuar emocione në tregun e transferimeve që premton të jetë i ngjeshur.