Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të rritet akoma
Gazetari i mirënjohur Alban Dudushi ka lënë publikun e habitur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ai foli rreth periudhës së tij 20-vjeçare në televizion për projektet e suksesshme të realizuara në Top Media dhe rrugëtimit të tij të ri. Dudushi realizoi edhe një quiz të zhvilluar nga Salsano dhe Elona, ku duhet të zgjidhte midis dy emrave dhe le të themi që s’la gjë pa thënë për politikanët e personazhet VIP.
Biseda mes tyre:
Salsano: Bieta apo Rudina?
Alban: Bieta nuk diskutohet. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, prapë Bieta.