Alban Skënderaj rrëfen jetën e tij te Rama
AA
Këngëtari Alban Skënderaj ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në PodKastit “FLASIM”. Përveç arritjeve artistike, Skënderaj ka rrëfyer dhe vuajtjet e rrugëtimit të tij në Mars të vitit 1997 drejtë Italisë, ku ishte vetëm 15 vjeç.
Alban Skënderaj: Ishtë një nga anijet që kishte tre ditë që ishte e mbushur. Ajo ishte anije që kishte 80 veta kapacitet dhe aty ishin 450. Ne na ndodhi diçka rrugës që u prish timoni i anijes. Unë dy herë për pak rrashë. Mbaj mend një djalë, nuk ja mbaj mend emrin, më ka kapur prej xhupit. Një xhup xhins të hollë që kisha, ishte shumë ftohtë. Më ka kapur gjysmën e trupit jashtë dhe gjysmën e trupit brenda. Ishte natë dhe besoj se po të kisha rënë nuk do ta kuptonte njeri dhe as nuk do të ishte kthyer njeri.
Kujton zbritjen në portin italian dhe akomodimi në kamp, ndërsa prindërit për dy javë nuk kanë ditur asgjë për fatin e tij.
Alban Skënderaj: Më çuan në një kamp praktikisht. Dy javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen.
Pas vuajtjeve të fillimit në Itali, ai tregon se ëndrrën e tij si këngëtar e realizoi në Shqipëri.
Alban Skënderaj: Ëndrrën e realizova duke u kthyer në vendin tim që është më e vështirë patjetër, nuk ka diskutim.
Teksa foli për planet e ardhshme të tij, artisti pyeti kryeministrin Edi Rama se si e sheh veten ai pas 2 dekadash.
Edi Rama: Dua të jem një katunar, pa pretendime, i pabezdisshëm dhe i padukshëm për të tjerët, thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë. Edhe ajo është si një lloj pregatitje për t’u ndarë me këtë jetë. Edhe varrezat i kam afër aty…
Kreu i qeverisë theksoi vullnetin e tij në mbështetje të artit në vend, ndërsa nuk i kurseu batutat me këngëtarin.
Edi Rama: Çdo gjë mund ta kisha imagjinuar, por që ti ke lindur në Lushnje, kjo më doli nga gjithë kuadrati i imagjinatës.
Deputeti i LVV-së: Osmani ka kryer një nga
Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar
Një e treta e deputetëve në BE janë
ë vitin 2025, gratë zënë 33,6 për qind të vendeve në parlamentet kombëtare në Bashkimin Evropian, duke shënuar rritje prej
Shukova: Toshkovski të japë dorëheqje pas tragjedive me
Kryetarja e Forumit të Grave të LSDM-së, Kaja Shukova, në konferencën e sotme për shtyp kërkoi përgjegjësi nga ministri i