
Albi Qamili: U ngrite si shpresë e ndryshimit, tani përfundon pa dinjitet
Albi Qamili nga Lëvizja BESA ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit në ASH që pasuan pas vendimit të Arben Taravarit për të dalë nga qeveria dhe për të braktisur koalicionin VLEN.
Në një status të publikuar në rrjete sociale, Qamili thekson se Taravari po mohon vetë gjenezën politike që e solli në skenë, frymën anti-BDI.
“U ngrit si shpresë e ndryshimit, madje edhe në piedestalin më të lartë, ndërsa sot, vendos t’i kundërvihet vetë gjenezës së tij – frymës anti-BDI që e lindi politikisht. E në politikë, kur e shkel parimin që të ngrit, e kthen veten në karikaturë të ambicies, i vetëm, pa busullë dhe pa dinjitet” shkruan Qamili.
Ky reagim vjen pas përçarjeve të thella brenda Aleancës për Shqiptarët me dorëheqeje të një pasnjëshme dhe të bujshme që pasuan pas vendimit e Taravarit për të dalë nga koalicioni VLEN dhe nga Qeveria.