
Albion Rahman kalon te Sparta, sërish përfiton Balkani
Albion Rrahmani do të largohet nga Rapid Bukureshti. Sulmuesi kosovar karrierën do ta vazhdoj në Republikën e Çekisë, ku do t’i bashkohet kampionëve të Sparta Pragës. Shitja e tij te Sparta Praga është konfirmuar nga drejtuesit e klubit, derisa tani ka ardhur edhe konfirmimi i Rapidit. Klubi rumun ka lajmëruar tifozët se Rrahmani është larguar nga kryeqyteti rumun për të udhëtuar drejt Pragë për vizitat mjekësore.
“Albioni nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Rapid për ndeshjen kundër Dinamos, por sigurisht që do të mbështesë djemtë nga larg”, thuhet në njoftimin e Rapidit.
Rrahmani pritet të transferohet te Sparta e Pragës për një shumë prej 5 milionë eurove, derisa Rapidi do ta ruaj edhe 15 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme. Kësisoj nga ky transferim i Rrahmanit do të fitoj edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani. Suharekasit kishin ruajtur 15 për qind të kartonit kur e shitën Rrahmanin dhe kjo ka dalë një gjë shumë e qëlluar.
“Pas një viti të jashtëzakonshëm së bashku, është koha për të thënë lamtumirë. Kur erdha në Giule pashë dhe ndjeva se çfarë klubi i mrekullueshëm është Rapid, me tifozë të mrekullueshëm, dhe vendosa t’i jepja 100% çdo ndeshjeje, për t’i bërë mbështetësit të lumtur. Pas një viti me shumë sfida, jetuam momente të mrekullueshme së bashku. Tani e tutje, unë do të jem një mbështetës, dhe Rapid do të jetë shtëpia dhe familja ime,” ka shkruar Rahmani në rrjetet sociale.
Nga shitja e Rrahmanit prej 5 milionë eurove, në arkat e klubit kosovar Ballkani do të shkojnë 750 mijë euro. Ballkani ka fituar 600 mijë euro nga shitja e Rrahmanit plus tani 750 mijë të tjera.