Albion Rahmani, feston fitoren dhe golat me nënën e tij
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani shënoi dy gola për Rapid Bukureshtin ndaj UTA Arad.
Skuadra e Rapidit shënoi një fitore 4:1 në shtëpi, në ndeshjen e javës së 28-të në Liga 1 në Rumani. Pas ndeshjes, futbollisti kosovar festoi këtë fitore së bashku me nënën e tij.
“Shpresoj të shënoj më shumë gola. Dua ta fitojmë titullin. Do të shohim nëse do të mundë t’i shënoj 20 gola apo jo. Pas rezultatit 2:0 ne u relaksuam. Më pas ata bënë gabime dhe ne shënuam. Është e rëndësishme të luftojmë deri në fund. Pas rezultatit 3:1, kundërshtari u dorëzua. Tifozët na ndihmuan shumë, ishin lojtari ynë i 12-të. Unë luajta për ta”, deklaroi fillimisht Rrahmani, shkruan mediumi rumun “Digi Sport”.
Ai shënoi dy gola duke çuar numrin në 11-të gjatë këtij sezoni me klubin nga Rumania. /Indeksonline/