
Albrim Hoxha merr zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë
Albrim Hoxha ka marrë sot zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Në një takim të mbajtur paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Hoxha është pritur nga ministri Cvetan Tripunoski.
Gjatë takimit, ministri Tripunoski i ka uruar mirëseardhje zëvendësministrit të ri dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë institucional në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe sektorëve të lidhur me të.
Hoxha, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, është emëruar në këtë post pas largimit të Arben Taravarit dhe një grupi të ASH-së nga Qeveria. Hoxha është zotuar se do të angazhohet për të punuar në shërbim të fermerëve dhe për të kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave që mbështesin zhvillimin rural dhe ekonomik të vendit./ ZYRTARE.net