
Albrim Hoxha – Taravarit: A të thashë kryetar se Salimi nuk shkon në BDI?
Pas dorëheqjes së bujshme të deputetit Salim Sulejmani nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga mandati në Kuvend, ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH-së, Albrim Hoxha, i cili ka ndarë një moment nga fillimi i angazhimit të Sulejmanit në politikë, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e përzgjedhjes së tij si kandidat për deputet.
“Kur propozuam Salimin për deputet, kryetari i partisë e kishte me merak se si prurje e re në parti, nuk e njihte dhe kërkonte garanca se ‘nuk na ik tek BDI-ja’. I thashë: Kryetar, të garantoj me çka kam se Salim Sulejmani nuk lëviz, nuk e shkel fjalën që na e ka dhënë. As nuk vjen në shprehje BDI-ja,” shkruan Hoxha.
Por në një kthesë të papritur të ngjarjeve, Hoxha thekson me ironi se askujt nuk do t’i kishte shkuar ndër mend se, pas një viti, do të përballej me përpjekje për ta çuar vetë partinë drejt një afërsie me BDI-në.
“Kujt ia merrte mendja se pas një viti do të tentohej që krejt partinë ta çojmë tek BDI-ja!”, përfundon ai.