Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët.
Seanca konstituive si gjithnjë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, që në këtë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP, do të shërbejë si ndihmëse në hapje të punimeve.
Në rendin e ditës përfshihet fillimisht formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar me betimi i tyre.
Pikë tjetër është votimi për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Siç është bërë e ditur se nënkryetarët pritet të votohen si një pako e vetme, për të përshpejtuar procesin e konstituimit dhe më pas të vazhdohet me formimin e qeverisë. /Telegrafi/