
Aleacna Kombëtare do të garon në 19 komuna
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, konvokoi sot mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike, mbi mobilizimin maksimal të Aleancës Kombëtare për Integrim si dhe mbi fitoren plebishitare në referendumin e 19 tetorit.
Në këtë mbledhje, njëzëri dhe me unanimitet të plotë, u miratuan tre kandidatura për kryetarë komune:
- Flamur Gjoleka – Dollnen
- Ali Jaoski – Plasnicë
- Isamedin Azizi – Butel
Po ashtu, BDI finalizoi listën e plotë të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit:
- Fatmir Dehari – Kërçovë
- Erkan Arifi – Likovë
- Besnik Emshiu – Bogovinë
- Enver Pajaziti – Bërvenicë (i pavarur, me mbështetje nga BDI)
- Suat Shaqiri – Çashkë
- Ejup Abazi – Studeniçan
- Xhemil Qamili – Dollnen
- Alija Jaoski – Pllasnicë
- Abib Vexhiu – Krushevë
- Bajram Rexhepi – Tetovë
- Bujar Osmani – Çair
- Emir Sulejmani – Zhelinë
Këtyre kandidaturave u bashkohen edhe kandidatët e Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit:
- Valbon Limani – Gostivar
- Blerand Ramadani – Saraj
- Nazim Taipi – Tearcë
- Isen Shabani – Vrapçishtë
Dhe kandidatët e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës:
- Ilirjan Fetahu – Dibër
- Dr. Arsim Dalipi – Strugë
- Skender Isufi – Haraçinë
Numri i komunave ku garon Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI):
19 komuna
BDI – 12 komuna
(Kërçovë, Likovë, Bogovinë, Bërvenicë, Çashkë, Studeniçan, Dollnen, Pllasnicë, Krushevë, Tetovë, Çair, Zhelinë)
ASH – Taravari – 4 komuna
(Gostivar, Saraj, Tearcë, Vrapçishtë)
ASH – Sela – 3 komuna
(Dibër, Strugë, Haraçinë)