Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton, ka bërë të ditur se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit që është thirrur për të mërkurën.
Ai ka thënë se vendimi është marrë pas diskutimeve të Kryesisë dhe deputetëve të kësaj partie.
“Nuk merr pjesë dhe që të mos e legjitimoj shkeljen e Kushtetutës nga Vetëvendosje”, ka thënë Gjini.
Ai ka bërë thirrje që të ketë diskutime me partitë e tjera opozitare për t’u dakorduar për hapat e mëtutjeshëm dhe për mundësinë që rasti i shtyrjes së seancës konstituive të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Kosova është komplet jashtë normës kushtetuese”, ka thënë Gjini.