
Aleksander-Arnold te Reali, marëveshja drejt finalizimit
Duket se aventura e Trent Aleksander-Arnoldit te Liverpulli po vjen drejt fundit. 26-vjeçari, do të bëjë hapin e madh në karrierë ku është shumë afër t’i bashkohet Real Madridit. Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Reali zyrtarisht ka dërguar ofertën në kampin e lojtarit anglez dhe thuhet se marrëveshja është drejt finalizimit.
Aleksander-Arnold, kujtojmë se është produkt i Akademisë së Liverpullit ku kishte bashkuar nga viti 2004. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2016, ku tashmë është shndërruar në një mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, ku bëri 342 paraqitje dhe shënoi 22 gola dhe bëri 87 asistime./IndeksOnline/