AA
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë mbrëmë në hapjen e shtabit komunal në Dibër, ku tha se mobilizimi i qytetarëve tejkalon kufijtë e një qyteti dhe shënon një moment të rëndësishëm për shqiptarët në vend.
Ahmeti theksoi se shqiptarët vetë duhet të vendosin për përfaqësuesit e tyre, duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë të marrë vendime në emër të popullit pa pjesëmarrjen e tij.
“Forca jonë është uniteti ynë. Të gjithë bashkë, të rinj e të moshuar, burra e gra, me një zemër dhe me një zë: ne vendosim vetë për përfaqësuesit tanë,” deklaroi kreu i BDI-së.
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e