Ali Ahmeti për gjenocidin e Srebrenicës: Pafundësi varresh që vrasin ndërgjegjen e njerëzimit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shkruar se gjenocidi i Srebrenicës është kambana e përhershme e alarmit për çmendurinë e politikave gjenocidale serbe ndaj popujve në Ballkan.
“Pafundësi varresh që vrasin ndërgjegjen e njerëzimit. Srebrenica është kambana e përhershme e alarmit për çmendurinë e politikave gjenocidale serbe ndaj popujve në Ballkan. Këto shpirtëra të pafajshëm e të ikur parakohe gjejnë paqe vetëm në pajtimin e madh nga hasmëria shekullore që po e ngulfat gadishullin tonë”, ka shkruar Ahmeti.