Ali Ahmeti përkujton Zahirin, Hakifin dhe Edmondin në 27 vjetorin e rënies heroike
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 27 vjetorin e rënies heroike ka përkujtuar Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Me gjakun e tyre të pastër ujitën përjetësinë e atdheut, krismat e pushkëve të tyre u bënë kushtrim lirie dhe amanet veprimi deri në çlirimin e plotë të Kosovës sonë, për drejtësinë e së cilës punuan e luftuan deri në frymën e fundit, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.
Postimi i plotë:
Kujtojmë sot në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, madhështinë e veprimit të tyre kombëtar dhe guximin sypatrembur që kishin në shërbim të idealit të lirisë së Kosovës.
Me gjakun e tyre të pastër ujitën përjetësinë e atdheut, krismat e pushkëve të tyre u bënë kushtrim lirie dhe amanet veprimi deri në çlirimin e plotë të Kosovës sonë, për drejtësinë e së cilës punuan e luftuan deri në frymën e fundit.
Atdhedashuria që ata kishin është përjetë frymëzimi më i mirë në rrugëtimin e kauzave për përparimin e kombit.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!