Ali Ahmeti: Referendumi i 19 tetorit përcakton të ardhmen e vendit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se mbrëmë në Shuto Orizarë u konfirmua fuqishëm vullneti i qytetarëve për referendum. Ai theksoi se data 19 tetor është përcaktuese jo vetëm për shqiptarët, por për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
“Ky është referendumi që vendos një të vërtetë historike: shqiptarët vetë zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Askush dhe në asnjë mënyrë nuk mund të kontrollojë apo diktojë përfaqësimin e shqiptarëve, përveç shqiptarëve vetë”, u shpreh Ahmeti.
Ai shtoi se mbështetja për këtë kauzë është e jashtëzakonshme dhe se qytetarët janë të vendosur për të çuar përpara rrugën drejt fitores.
“Populli është në këmbë dhe rruga drejt referendumit është e qartë: të bashkuar dhe të vendosur për fitoren tonë të përbashkët”, theksoi lideri i BDI-së. Gazeta Flaka
The post Ali Ahmeti: Referendumi i 19 tetorit përcakton të ardhmen e vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm… .